Liverpool i vendos çmimin, Shaqiri drejt largimit

Xherdan Shaqiri është i gatshëm të largohet nga Anfield Road dhe në afatin kalimtar do të kërkojë skuadër të re.

Shaqiri nuk bën pjesë në planet e Jurgen Klopp dhe ka vendosur që të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit.

Football Insider raporton se Liverpooli tashmë është njohur me dëshirën e Shaqirit dhe i ka caktuar çmimin e tij.

The Reds i kanë vendosur një çmim prej 30 milionë eurove Shaqirit, ndërsa interesim për shqiptarin kanë shfaqur Roma dhe Sevilla.

Shaqiri gjithashtu thuhet se ka marrë edhe oferta nga disa klube angleze dhe mbetet ta shohim se ku do ta vazhdojë karrierën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here