Oferta është gati: Inter rrëmben Tonalin para Juventusit, Milanit dhe Liverpoolit

Sandro Tonali është njëri nga emrat më të përfolur kohëve të fundit. 19-vjeçari po shkëlqen te Brescia dhe ka marrë epitetin si Pirlo i ri, ndërsa në garë për të janë Interi, Juventusi, Milani dhe Liverpooli.

SportMediaset, raporton se  Interi është i gatshëm ta rrëmbejë  Tonalin para rivalëve të Juventusit dhe Milanit duke ofruar 40 milionë euro për 19-vjeçarin. Kjo është oferta më e lartë për Tonalin deri më tani.

Steven Zhang ka rënë dakord për ta paguar këtë shifër dhe Brescia nuk do të ketë asgjë kundër shitjes së Tonalit. 19-vjeçari ka luajtur tri ndeshje me përfaqësuesen e Italisë, ndërsa këtë sezon me Brescian ka luajtur 24 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Në rast se Tonali transferohet te Interi, atëherë Neroaxurët do të kenë një mesfushë të frikshme me Sensi, Barella, Tonali dhe Brozovic.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here