Barcelona ofron tre yje dhe para për Neymar

Drejtusit e Barcelonës janë të bindur se mund të arrijnë marrëveshje me drejtuesit e PSG për rikthimin e Neymar në Camp Nou, raporton Sport.

Barcelona verën e kaluar nuk arriti ta rikthejë Neymarin, por në Camp Nou janë të bindur se në këtë verë mund tia arrijnë qëllimit.

E përditshmja katalanase Sport, raporton se Barcelona do të ofrojë lojtarë për ta ulur çmimin e Neymar.

Barcelona është e gatshme të ofrojë Ousmane Dembelen, Samuel Umtitin dhe Todibon, vlera e të cilëve është 120-140 milionë euro sëbashku dhe një shumë parash prej 50 milionë eurove.

Mbetet ta shohim nëse PSG do ta pranojë ofertën e Barcelonës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here