Liverpool do të ulë çmimin e Xherdan Shaqirit!

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, do të jetë njëri prej lojtarëve që do të largohet gjatë kësaj vere nga Liverpool.

28 vjeçari ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje në këtë sezon duke shënuar edhe një gol.

Liverpool e nxorri në shitje kosovarin me një çmim prej 30 milionë eurosh, shifër kjo e cilësuar shumë e lartë.

Tani ‘The Reds’ raportohet se do ta ulin çmimin e tij në 20 milionë euro, gjë që do të jetë më e përballueshme për skuadrat të cilat e kërkojnë atë: Roma, Sevilla, West Ham United dhe Cska Moscow.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here