Bombë: Zidane transferon yllin e Bayernit te Reali

Trajneri i Realit Zinedine Zidane është i interesuar për transferimin e yllit të Bayernit David Alaba, raporton AS.

Zidane është në kërkim të një futbollisti që do të jetë pasues i Marcelos dhe Alaba shihet si lojtari ideal.

Kontrata aktuale e Alabas me Bayernin skadon në vitin 2021 dhe palët janë shumë larg rinovimit të marrëveshjes.

Bavarezët do të jenë të detyruar ta shesin atë në verë, për të mos e humbur verën e ardhshme dhe Reali dëshiron të përfitojë nga kjo situatë.

Austriaku ka luajtur 28 ndeshje këtë sezon me Bavarezët dhe ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asisitme. Zidane e pëlqen shumë Alaban pasiqë austriaku mund të luajë në disa pozicione.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here