Mesfushori i Barcelonës ‘flirton’ me Interin!

Njëri prej emrave që është përfolur më së shumti që mund të përdoret nga Barcelona për ta sjellë Lautaron në Camp Nou është Arthur Melo.

Braziliani është vëzhguar kohëve të fundit nga drejtuesit Neroazzurë dhe pëlqehet shumë edhe nga trajneri Antonio Conte i cili vlerëson shumë aftësinë teknike dhe fleksibilitetin e tij.

Rreth kësaj çështjeje Melo deklaroi kështu duke ngjallur shumë zëra tek katalanasit:’Për çdo lojtarë është një krenari e madhe ti përmendet emri nga një klub i madh siç është Inter me një trajner të madh si Conte.’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here