Paratici ideator: Juventus dhe Napoli shkëmbejnë yjet e tyre

Juventusi është në kërkim të një qendër-sulmuesi për sezonin e ardhshëm dhe disa emra janë në shënjestrën e Biankonerëve.

Mauro Icardi është objektivi kryesorë i Biankonerëve, mirëpo në rast se dështon transferimi i tij, atëherë Aradiusz Milik është opsioni B.

Tuttosport, shkruan se Milik është joshur nga ideja për tu transferuar në Torino, ndërsa kontrata aktuale e tij me Napolin skadon vitin e ardhshëm.

Mirëpo marrëveshja me Aurelio De Laurentiis nuk është aspak e lehtë, pasiqë presidenti i Napolit kërkon 40 milionë euro për lirimin e Milik.

Megjithatë Fabio Paratici ka projektuar një shkëmbim dhe është i gatshëm t’ia ofrojë Napolit Federico Bernardeschin.

Napolit do ti duhet transferimi i një sulmuesi që do ta pasojë Callejonin dhe Bernardeschi do të ishte futbollisti ideal. Përveç Bernardeschit, Paratici është i gatshëm t’ia ofrojë Napolit Daniele Ruganin ose Romeron i cili është i huazuar te Genoa.

Në rast se Koulibaly largohet nga San Paolo, atëherë Rugani ose Romero mund ta zinin vendin e tij.

Oferta e Paraticit është mjaftë tunduese dhe De Laurentiis duhet të zgjedh mes Bernardeschit, Ruganit dhe Romeros.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here