Projektohet super shkëmbimi: Inter dhe Bayern shkëmbejnë yjet e tyre

E përditshmja italiane Tuttosport, raporton se Inter dhe Bayern Munich po konsiderojnë mundësinë e shkëmbimit mes futbollistëve të tyre.

Bëhet fjalë për Ivan Perisic dhe Corentin Tolisso. Kroati është i huazuar te Bayern dhe Bavarezët dëshirojnë ta mbajnë atë, mirëpo për shkak të krizës me koronavirusin nuk janë të gatshëm ta paguajnë opsionin e blerjes prej 20 milionë eurove.

Kështu Bavarezët janë të gatshëm që tia ofrojnë Interit kartonin e Corentin Tolissos. Interi ka shfaqur interesim për Tolisson, ndërsa për shkak të diferencës në moshë Neroaxurët do të duhet të ofrojnë një shumë simbolike parash.

Interi besohet se do ta pranojë këtë ofertë, pasiqë Conte nuk e dëshiron Perisicin në skuadër dhe Tolisso në këmbim do të ishte një përforcim mjaftë i mirë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here