Sancho pajtohet të transferohet tek Manchester United!

Sulmuesi i kombëtares angleze duket se është i gatshëm që të ndërrojë skuadër.

Manchester United janë shumë të sigurtë që mund të arrijnë të bindin sulmuesin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho, që të transferohet në Old Trafford.

The Sun deklaron se 20 vjeçari ka rënë dakord me të gjitha detajet e marrëveshjes ku përfshihet paga e tij, bonuset dhe zgjatja e kontratës.

United tani ka mbetur vetëm të merret vesh me klubin gjerman e cila pritet të kërkojë një shumë të majme parash për ta lënë atë të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here