‘Do ta shisja Lautaron’

Ish sulmuesi i kombëtares italiane, Antonio Cassano, deklaroi se Inter do të përfitonte në rast të shitjes së Lautaro Martinez.

Ish sulmuesi i Inter deklaroi se vlera e rritur e argjentinasit në treg do ti jepte mundësinë Interit për të investuar mençur në merkato.

‘Lautaro është shumë i mirë, por unë do ta shisja atë sepse e keni blerë për 20 milionë dhe mund ta shisni për 100 milionë, ose mund ta shisni për 70-80 milionë dhe të merrni edhe Arthur Melon, dhe pastaj me ato para mund të transferoni Edinson Cavanin nga PSG’- deklaroi Cavani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here