Duel anglo-francez për italianin!

Serie A çdo ditë e më shumë po vërteton se është rikthyer të jetë një prej ligave më atraktive në Europë.

Kjo gjë po vërehet edhe në merkato ku shumë futbollistë të saj pëlqehen nga shumë skuadra të mëdha europiane.

Shembull është interesimi i Paris Saint Germain dhe Chelsea për portierin aktual të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Francezët po shpresojnë të fusin në bisedime Alphonse Areola dhe një shumë parash për të bindur Rossonerët që ta lënë portierin e kombëtares italiane të largohet nga Milano, ndërsa Chelsea ka shprehur gatishmërinë që të lejojë largimin e Kepa Arrizabalagas tek Milan nëse këta të fundit mundësojnë transferimin e Donnarummas në Stamford Bridge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here