Felix pranë largimit, e kërkon gjiganti anglez!

Joao Felix gjatë kësaj vere mund të largohet nga Atletico Madrid pasi për të interesim të madh ka shfaqur skuadra angleze e Manchester United.

Siç raporton Le10Sport, ‘Djajtë e Kuq’ kanë raporte të mirë me agjentin e Felix, Jorge Mendes, i cili gjithashtu është agjent i Cristiano Ronaldos dhe Bruno Fernandes.

Megjithatë për të arritur deri tek portugezi nuk duket aspak e lehtë për arsye se Atletico Madrid nuk e ka ndërment të heq dorë nga ai pas vetëm një sezoni në kryeqytetin spanjoll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here