Ish ylli i Juventus në stolin e ‘Zonjës së Vjetër’

Përkundër faktit që futbolli ka ndaluar së luajturi kjo gjë nuk mjafton për të ndalur zërat e ndryshëm mirëpo edhe interesimet e skuadrave për merkaton e verës.

Gazeta franceze Le10Sport ka deklaruar se Juventus ka shfaqur interesim për të sjellë në stolin e saj ish yllin e saj, trajnerin aktual të Real Madrid, Zinedine Zidane.

Sipas gazetës franceze, ‘Zonja e Vjetër’ gjatë kësaj vere do të mundohet të bindë francezin për tu transferuar në Torino duke marrë parasysh edhe raportet jo të mira që ka francezi me presidentin Florentino Perez.

Zërat që flasin për largimin e Zidane nuk janë të paktë pasi tek Real Madrid po përflitet për mundësinë e ardhjes së Mauricio Pochettinos gjatë kësaj vere në stolin e Los Blancos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here