Ja si mund të zhvillohen ndeshjet me tifozë këtë sezon!

Bundesliga po përgatitet që të rifillojë ndeshjet e saja, ish portieri i Milan, Jens Lehman, beson se ndeshjet duhet të zhvillohen me tifozë.

Futbolli gjerman është ndalur qysh prej 13 marsit dhe prej kësaj të hëne qeveria gjermane ka filluar ti zbusë masat dhe ti rikthehet normalitetit ngadalë.

Edhe pse grumbullimet e mëdha të njerëzve janë ndaluar në Gjermani, Jens Lehman ka deklaruar se tifozët duhet të lejohen të futen nëpër stadione.

‘Nëse Allianz Arena ka një kapacitet për 70,000 tifozësh atëherë duhet të lihen 20,000 të futen në stadion pasi kështu nuk do të kishte kontakt mes tyre dhe gjithçka do të zhvillohej normalisht’- deklaroi gjermani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here