Bombë nga Italia: Milan transferon yllin e Romës

Drejtuesit e Milanit nuk kanë hequr dorë nga ideja e transferimit të Cengiz Under nga Roma.

Milani kishte tentuar edhe në janar transferimin e Cengiz Under, duke ia ofruar Suson Romës. Mirëpo në fund marrëveshja nuk u arrit dhe Suso u transferua te Sevilla.

Roma ka vendosur që ta shesë turkun dhe ka ulur çmimin e tij në 20 milionë euro, ndërsa në janar Romakët kërkonin 40 milionë për Under.

Interesim për Under ka shfaqur Everton dhe Napoli, mirëpo Rosonerët janë të gatshëm ta paguajnë çmimin e tij dhe ta transferojnë atë në San Siro.

Drejtuesit e Milanit besojnë se 22-vjeçari do të ishte një përforcim i qëlluar dhe pse kohëve të fundit nuk ka bërë paraqitje të mira te Roma.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here