Douglas Costa: Ronaldo nuk është lojtari më i mirë te Juventusi

Douglas Costa për momentin është në Brazil dhe po pret dritën jeshile për tu kthyer në Itali.

Costa u largua nga Italia disa javë më parë pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

“Shpresoj që do të rikthehem në Itali sa më shpejtë”, tha Costa në një bisedë me tifozët në Instagram, të cilët më pas e pyetën se kush është futbollisti më i mirë te Juventusi sipas tij. Braziliani zgjodhi Paulo Dybalan.

“Lojtarë më i mirë te Juventusi është Paulo Dybala. Këtu është edhe Cristiano Ronaldo, mirëpo ne majtakët merremi vesh më mirë”, tha Costa.

Braziliani nuk ka luajtur shumë këtë sezon për shkak të lëndimeve.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here