E bujshme: James rikthehet te Bayerni!

E bujshme nga Spanja. Bayern Munich është gati të rikthejë në skuadër James Rodriguez.

Mesfushori kolumbian i cili ishte pjesë e bavarezëve për 2 sezone nga 2017-ta në 2019-ën, por nuk u ble  nga kampionët e Gjermanisë, pas 1 sezoni te Reali i Madridit ku nuk ka gjetur shumë hapësira mund të rikthehet sërish te Bayerni në merkaton e verës.

Duke patur parasysh që çmimi i James ka rënë ndjeshëm, drejtuesit e klubit bavarez janë gati të rikthejnë në skuadër pasi futbollisti amerikano-jugor pëlqehet shumë edhe nga trajneri Hansi Flick.

Gjithsesi sipas mediave spanjolle për shkak të krizës financiare që ka përfshirë klubet e futbollit nga pandemia e koronavirusit, drejtuesit e Bayernit dëshirojnë të shpenzojnë më pak se 40 milionë euro për kartonin e James Rodriguez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here