Mourinho kërkon dy përforcime te Tottenham

Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e Tottenham transferimin e dy futbollistëve në merkaton e verës.

Edhe pse Spurs kanë probleme pas krizës me koronavirusin, Mourinho ka kërkuar 100 milionë paund për dy përforcime.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Wolves, Raul Jimenez dhe mbrojtësin e West Ham, Issa Diop, ndërsa për transferimin e tyre Spurs do tiu duhet një buxhet prej 100 milionë paundëve.

Jimenez po luan shkëlqyeshëm me Wolves këtë sezon dhe interesim për të kanë shfaqur Manchester United dhe Real Madrid.

Jimenez vlen 45 milionë paund, ndërsa për transferimin e Diop West Ham kërkon 55 milionë paund.

Mourinho e pëlqen shumë francezin dhe e dëshiron atë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Mbetet ta shohim nëse do të transferohen te Tottenham në verë, por nuk ka dyshim se do të ishin dy përforcime të mëdha për Spurs.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here