Oferta është gati: Inter ofron 40 milionë euro dhe Nainggolan për yllin e Serie A!

Siç raporton SportMediaset, Interi ka ndarë një buxhet prej 40 milionë eurove për transferimin e Federico Chiesas.

Neroaxurët janë admirues të 22-vjeçarit dhe janë të vetëdijshëm se për të siguruar shërbimet e tij do të duhet të ofrojnë më tepër se 40 milionë euro.

Beppe Marotta është i gatshëm që përveç parave tia ofrojë Fiorentinës edhe kartonin e Radja Nainggolan.

Fiorentina e pëlqen Nainggolanin, i cili është i huazuar te Cagliari dhe mund të pranojnë ofertën e Interit.

Chiesa ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2022, ndërsa këtë sezon ka shënuar shtatë gola në 26 ndeshje të luajtura.

Mbetet ta shohim se ku do të transferohet Chiesa në verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here