Projektohet super shkëmbimi: Jovic te gjiganti italian, ndërsa ylli i Serie A në Bernabeu

Real Madrid është i gatshëm ta sakrifikojë Luka Jovicin për transferimin e mesfushorit të Napolit Fabian Ruiz.

Jovic nuk ka arritur të bind aspak me Los Blancos, pasiqë ka shënuar vetëm dy gola në 15 ndeshje të luajtura.

Napoli është njëri nga klubet e interesuara për sulmuesin serb dhe Reali do të tentojë ta shfrytëzojë këtë mundësi për të ardhur deri te transferimi i Ruiz.

Ruiz pëlqehet shumë nga Zidane, ndërsa Napoli kërkon 60 milionë euro për lirimin e spanjollit. Reali është i gatshëm t’ia ofrojë Jovicin dhe një shumë parash Napolit.

Ruiz ka shkëlqyer këtë sezon me Napolin dhe interesim për të ka shfaqur edhe Barcelona.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here