Scudetto do të rikthehet në Milano: Conte me shtatë përforcime për sezonin e ardhshëm!

Interi mund të transferojë shtatë lojtarë në merkaton e verës, raportojnë mediat italiane.

Në sulm pritet të mbetet Lukaku, ndërsa Lautaro dhe Sanchez të largohen. Në vend të tyre pritet të vijnë Olivier Giroud,Dries Mertens dhe Federico Chiesa.

Në mesfushë Beppe Marotta pritet ta transferojë Sandro Tonalin, Corentin Tolisson dhe Arturo Vidal, i cili mund të përfshihet në operacionin Lautaro. Tolisso pëlqehet shumë nga Conte dhe Interi mund ta transferojë atë duke sakrifikuar Perisicin, i cili është i huazuar te Bayerni.

Neroaxurët gjithashtu janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe kanë vendosur që ta transferojnë Emerson Palmierin nga Chelsea.

Nuk ka dyshim se me këto përforcime Interi do ta synojë Scudetton sezonin e ardhshëm, por se a do të kthehet Scudetto në Milano mbetet ta shohim.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here