Çështja ‘Lautaro’, Messi habit me qëndrimin e tij!

Lionel Messi do të preferonte një transferim të Neymar tek Barcelona para atij të Lautaro Martinez, raporton Cadena Ser.

6 herë fituesi i Topit të Artë nuk ka shprehur asnjë dëshirë për të sjellë në Camp Nou bashkëkombasin e tij, ndërsa për brazilianin ka kohë që po i sugjeron drejtuesit e klubit për ta rikthyer atë në Barcelonë.

Nga ana tjetër Lautaro nuk është shumë i interesuar për përfitimet ekonomike që do ketë nga një transferim tek katalanasit por më shumë i intereson bashkimi me kapitenin e tij tek kombëtarja argjentinase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here