Conte ka gjetur pasuesin e Godin, ai është një mbrojtës klasi dhe do ta transferojnë me kosto zero

Mediat italiane raportojnë se Diego Godin do të largohet nga Interi në fund të sezonit.

Godiun iu bashkua Interit verën e kaluar si futbollist i lirë, mirëpo uruguaiani nuk ka arritur të ambientohet në mënyrën më të mirë në formacionin e Contes.

Conte e ka lënë në stol disa herë Godinin dhe ai tani ia ka bërë të ditur drejtuesve të Interit se do të largohet në fund të sezonit.

Mirëpo largimi i Godin nuk është problem, pasiqë Conte ka gjetur pasuesin e tij dhe ai është Jan Vertoghen.

Belgut i skadon kontrata me Tottenham në fund të sezonit dhe është i gatshëm ti bashkohet Neroaxurëve.

Lukaku gjithashtu thuhet se e ka bindur belgun për tu transferuar në Meazza.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here