Goditje surprizë: Milan transferon mbrojtësin e Manchester United

Milani duket se ka gjetur zgjidhjen për krahun e djathtë të mbrojtjes te Manchester United.

Davide Calabria dhe Andrea Conti nuk kanë bërë paraqitje të mira këtë sezon dhe Rosonerët janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë.

Sipas raportimeve të fundit, Milan dëshiron të transferojë Diogo Dalot nga Manchester United.

Portugezi u transferua te United nga Porto në vitin 2018 për shifrën e 21 milionë eurove, mirëpo nuk ka arritur të ambientohet nën drejtimin e Solskjaer dhe është i gatshëm të largohet nga Old Trafford.

Milani kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe dëshiron ta transferojë 21-vjeçarin në merkato, pasiqë edhe profili i tij si futbollist i ri përshtatet me filozofinë e Elliott.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here