PSG nis sulmin për yllin e Realit

Paris Saint Germain është në kërkim të një sulmuesi dhe objektivi kryesorë është Karim Benzema.

Sipas Mundo Deportivos, Parisienët e shohin Benzeman si pasuesin ideal të Edinson Cavanit, i cili do të largohet nga PSG në fund të sezonit.

Megjithatë PSG do ta ketë të vështirë ta transferojë Benzeman, pasiqë Zidane nuk e ka ndërmend ta lërë të lirë francezin të largohet.

Benzema ka luajtur 36 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 19 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here