Bombë nga Spanja: Barcelona dhe Juventus shkëmbejnë yjet e tyre

Radio e njohur Katalanase RAC1, sot ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Barcelona dhe Juventus po përgatiten për një shkëmbim spektakolarë.

Sipas RAC1, Barcelona dhe Juventusi janë duke konsideruar mundësinë e shkëmbimit mes Arthur dhe Pjanic.

Te Barcelona nuk janë të kënaqur me paraqitjet e brazilianit kohët e fundit dhe janë të gatshëm ta lënë të lirë.

Te Juventus nga ana tjetër gjithashtu nuk janë të kënaqur me Pjanic dhe mesfushori boshnjak nuk bën pjesë në planet e Sarrit për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo në rast se ky shkëmbim realizohet atëherë Juventusi do të duhet të paguaj një shumë parash për Arthurin, pasiqë braziliai është vetëm 23-vjeç dhe vlen më tepër se Pjanic.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here