Futbolli italian në zi, vdes ish presidenti i klubit të famshëm!

Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare ish presidenti i Bolognas, Giuseppe Gazzoni Frascara.

Bologna lajmëroi vdekjen e ish presidentit të saj të nderuar i cili u bë i njohur kur e ringjalli skuadrën gjatë viteve të vështira të 90-tës.

Giuseppe Gazzoni Frascara e mori Bolognan në vitin 1993 në vështirësi të mëdha financiare dhe prej Serie C vetëm për 3 vite e ngjiti në majën e futbollit italian.

Gazzoni Frascara qëndroi si president i klubit deri në vitin 2005 kur Bologna u mposhtë nga Parma në një ndeshje play off.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here