Milan- Pioli, merret vendimi i ri!

AC Milan duket se ka vendosur që ta mbajë Stefano Piolin edhe për një sezon tjetër në stolin e saj.

Sipas Gazzetta dello Sport, Pioli ka arritur ti bindë drejtuesit e Rossonerëve se ai është njeriu i duhur që mund të çojë përpara skuadrën kuqezi.

E përditshmja italiane deklaron se marrëdhëniet e Piolit me Ibrahimovic mund të përdoren për ta bindur suedezin që të qëndrojë më gjatë në Milano.

Mirëpo ai nuk do ta ketë aspak të lehtë sezonin e ri pasi e pret një buxhet i shkurtuar shkaku i COVID-19 dhe nuk do ketë një merkato siç e kishte parashikuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here