Shaqiri pranë rikthimit në Bundesligë!

Largimi i Xherdan Shaqirit nga Liverpool gjatë kësaj vere tashmë është bërë i ditur zyrtarisht.

Kosovari nuk gjeti hapësirat e duhura tek Liverpool dhe ka kërkuar largimin nga skuadra e Jurgen Klopp.

Pas tij janë vënë skuadra si Sevilla, Galatasaray, CSKA Moscow dhe Roma.

Mirëpo kohëve të fundit interesim ka shfaqur edhe Borussia Dortmund e cila është e gatshme për një transferim pasi sulmuesi i saj Jadon Sancho pritet të largohet gjatë kësaj vere dhe Shaqiri mund të jetë zëvëndësuesi i tij.

Zviceriani me prejardhje nga Kosova më herët ka zhvilluar 2 sezone e gjysmë me Bayern Munich ku fitoi të gjithë trofetë e mundshëm me bavarezët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here