Mbrojtësi i Benficas, Ruben Dias, ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të Barcelonës dhe Manchester City përkundër klauzolës së tij prej 100 milionë eurosh.
Sipas Record, agjenti i tij Jorge Mendes e ka ofruar lojtarin e tij tek Barcelona ndërsa Pep Guardiola e kërkon 22 vjeçarin të vijë në Manchester.
Kontrata e Dias me skuadrën portugeze skadon në vitin 2024.