Barcelona pas talentit të Serie A!

Barcelona është duke bërë gati një ofertë për 19 vjeçarin e Brescias, Sandro Tonali.

Daily Mail raporton se katalanasit janë duke fituar në negociatat që po zhvillojnë dhe oferta e tyre ka arritur në 60 milionë euro.

Tonali ka bërë plot 77 paraqitje me skuadrën e Brescias në 3 sezonet e fundit, duke u shndërruar në një prej talenteve më të kërkuar në Europë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here