E fundit: Milan gjen ‘Haalandin’ e ri!

AC Milan mesa duket i ka dhënë detyrën e parë trajnerit të saj të ardhshëm, Ralph Ragnick, për të gjetur ‘Erling Haalandin’ e ri, raporton Calciomercato.com.

E gjithë kjo nguti në merkato po vjen për shkak të pasigurisë që ka shkaktuar Zlatan Ibrahimovic i cili nuk e ka vendosur akoma të ardhmen e tij.

Bëhet fjalë për 19 vjeçarin e Myron Boadu i cili ka një kontratë me AZ Alkmaar deri në 2023.

19 vjeçari këtë sezon ka zhvilluar 39 ndeshje me holandezët duke shënuar 20 gola dhe 13 asistime dhe ka mahnitur shumë skuadra europiane, duke e përfshirë edhe Milanin që dëshiron transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here