Gati super shkëmbimi: Inter ofron para dhe një lojtarë për yllin e Napolit

Calciomercato.com, raporton se Interi dhe Napoli janë duke konsideruar mundësinë e shkëmbimit të Matias Vecino me Allan.

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, është një admirues i Vecinos dhe ia ka kërkuar De Laurentiisit transferimin e tij.

Inter nga ana tjetë është në kërkim të një mesfushori dhe listës së dëshirave i është shtuar edhe Allan, pasiqë mund ta transferojnë duke e përdorur Vecinon.

Neroaxurët mund të ofrojnë Vecinon dhe një shifër simbolike prej 10 milionë eurove për të bindur Napolin.

Largimi i Allan nga Napoli është i sigurtë, pasiqë braziliani i ka prishur marrëdhëniet me drejtuesit dhe mbetet ta shohim nëse do të transferohet te Interi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here