Juventus po mendon transferimin e Trippier!

Juventus po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të djathtë të Atletico Madrid, Kieran Trippier.

Maurizio Sarri nuk është i bindur me paraqitjet e Mattia De Sciglio dhe Danilo dhe për këtë arsye kërkon ta përforcojë këtë repart të mbrojtjes.

Nga ana tjetër 29 vjeçari anglez akoma nuk i ka mbushur një vit prej transferimit tek Los Colchoneros dhe ka hasur probleme për tu përshtatur me lojën e skuadrës nga kryeqyteti spanjoll.

Nuk dihet sa mund ti kushtojë ky lojtar ‘Zonjës së Vjetër’ pasi Atletico e transferoi atë verën e kaluar për shifrën e 22 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here