Napoli i cakton çmimin Fabian Ruizit!

Napoli nuk është e gatshme që të heq dorë nga Fabian Ruiz për një shifër më të vogël se 100 milionë euro, përkundër presionit që po vjen nga Real Madrid e Barcelona.

Përfaqësuesi i kombëtares spanjolle akoma nuk ka mbushur një sezon të plotë tek Napoli qysh prej transferimit nga Real Betis verën e kaluar duke zhvilluar këtë sezon 32 ndeshje me 3 gola të shënuar dhe 2 asistime të bëra.

Real Madrid dhe Barcelona nuk e kanë hequr asnjëherë interesimin e tyre për 24 vjeçarin, i cili është objektiv edhe i Manchester City dhe Bayern Munich.

Kontrata aktuale e Ruiz skadon më qershor të 2023 dhe skuadra italiane nuk do heq dorë nga ai për një shifër më të vogël se 100 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here