Reali me një plan të ri për ta transferuar Mbappen

Nuk është sekret se ylli i PSG, Kylian Mbappe është objektivi kryesor i Realit. Transferimi i francezit në Santiago Bernabeu është një mision mjaftë i vështirë dhe tani Los Blancos kanë një plan të ri.

Te PSG nuk po arrijnë që ta bindin Mbappen të qëndrojë më gjatë në Parkun e Princave.

Francezi ka kontratë me PSG deri në vitin 2022 dhe verën e ardhshme do të futet në vitin e fundit të kontratës dhe Reali do të tentojë të përfitojë pikërisht atëherë.

Madrilenët do ta përdorin strategjinë e njejtë sikurse me transferimin e Eden Hazard dhe kur Mbappes ti ketë mbetur edhe një vit me PSG atëherë do të mund ta transferojnë me një shifër më të ulët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here