Villa dhe Palace pas Borinit!

Aston Villa dhe Crystal Palace kanë shfaqur interesimin e tyre për transferimin e sulmuesit të Hellas Verona, Fabio Borini, siç raporton Birmingham Mail.

29 vjeçari do të jetë një lojtar pa kontratë në fund të qershorit dhe drejtuesit e Aston Villa kanë filluar që tani bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit.

Mirëpo edhe Crystal Palace duket e gatshme të luftojë për shërbimet e italianit i cili edhe më herët ka qenë pjesë e Premier League, me skuadrat e Liverpool dhe Sunderland.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here