Aubameyang në Serie A, zbulohet skuadra!

Raportimet e mediave franceze deklarojnë se Inter është skuadra e preferuar e sulmuesit aktual të Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang, edhe për faktin që Lautaro pritet ti bashkohet Barcelonës.

Sipas Le10Sport, bisedimet me Arsenal për rinovimin e kontratës kanë ndaluar për shkak të pagës së lartë që kërkon lojtari dhe londinezët mund ta shesin gabonezin për mos ta lënë të largohet pa përfituar asgjë vitin e ardhshëm.

Ai duket se e njeh shumë mirë skuadrën e Inter pasi në janar të 2012 ishte transferuar prej Saint-Etienne tek rivali i saj Milani për shifrën e 1.8 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here