Draxler pranë largimit nga PSG!

Julian Draxler viteve të fundit padyshim që ka qenë njëri prej talenteve më të mëdha gjermanë në botën e futbollit.

Mirëpo transferimi tek Paris Saint Germain nuk i ndihmoi aspak në karrierën e tij.

2 sezonet e para kanë qenë mirë ndërsa në këtë të fundit ai ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje në Ligue 1 dhe për këtë arsye mësohet se ka kërkuar largimin nga Parc de Princes këtë verë.

Interesimi për të nuk mungon pasi në garë janë Arsenal, Borussia Dortmund dhe Hertha Berlind ndërsa çmimi i lojtarit vlerësohet diku rreth 20 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here