Inter e gatshme të sakrifikojë 5 lojtarë të saj për yllin e Serie A!

Është bërë tanimë një traditë që emri i Federico Chiesas të përmendet shpesh kur vjen koha e merkatos.

Mesa duket kjo verë mund të jetë përfundimtarja për largimin e tij nga skuadra e Fiorentinës.

Siç raporton Tuttosport, Antonio Conte e ka identifikuar Chiesan si përforcimin e duhur për anën e djathtë të Inter për shkak të shkathtësisë së lojtarit mirëpo blerja e tij nuk do të jetë e lehtë pasi drejtuesit e Fiorentinës kërkojnë hiç më pak se 60 milionë euro.

Mirëpo plani i Inter është që të ofrojë deri në 30 milionë euro dhe ti ofrojë njërin prej lojtarëve të saj: Dalbert, Radja Nainggolan, Roberto Gagliardini, Andrea Pinamonti dhe Zinho Vanheusden

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here