Inter ka refuzuar ofertën për Espositon!

Për Inter, Sebastiano Esposito duket se është njëri nga lojtarët kryesorë për të ardhmen e klubit dhe nuk e kanë ndërmend ta lënë atë të largohet.

Talenti italian ka debutuar këtë sezon me Inter ku në 5 ndeshje ka shënuar edhe një gol.

Neroazzurët e vlerësojnë shumë futbollistin saqë bëhet e ditur se kanë refuzuar një ofertë prej 20 milionë eurosh në drejtim të tij.

Për Espositon interesim kanë shfaqur skuadra si Cagliari, Hellas Verona, Sampdoria dhe Genova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here