Mario Gotze i kishte kërkuar Messit të bëjnë fotografi pas finales së Kupës së Botës

Mario Gotze kishte shënuar golin në finalen e Kupës së Botës në vitin 2014, mirëpo pas ndeshjes kishte kërkuar të bëjë fotografi me Messin.

22-vjeçari Gotze ishte futur në lojë nga stoli dhe në kohën shtesë kishte shënuar golin që i dhuroi Gjermanisë Kupën e Botës ndaj Argjentinës së Messit.

Me medaljen e kampionit në qafë Gotze i kishte kërkuar Messit të bëjnë një foto dhe më pas e kishte publikuar në Instagram duke shkruajtur ‘Gjeni’.

 

 

View this post on Instagram

 

Genius @leomessi #partofgoetze

A post shared by MARIO GÖTZE (@mariogotze) on

“Të jem i sinqertë, unë isha në dhomën për pres konferencë pasi kisha fituar çmimin si futbollisti i ndeshjes dhe pas gazetarëve e pashë Messin. Vrapova pas tij dhe i kërkova që të bënim foto”, ka thënë Gotze në një intervistë për Daily Mail.

Messi kishte pranuar dhe madje kishte bërë një buzëqeshje në foto edhe pse nuk kishte arritur ta fitojë Kupën e Botës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here