Marotta ka gjetur pasuesin e Lautaros, Inter transferon yllin 70 milionësh

Siç raporton Onlinenigeria.com, Inter dhe Juventus janë të interesuar për sulmuesin e Lille, Victor Osimhen.

Neroaxurët kanë piketuar nigerianin si pasuesin ideal të Lautaros, i cili pritet të transferohet te Barcelona.

Lille kërkon 70 milionë euro për ta lënë të lirë, shifër kjo e lartë duke pasur parasyshë krizën me koronan.

21-vjeçari ka luajtur 38 ndeshje këtë sezon me Lille dhe ka shënuar 18 gola.

Osimhen ka kontratë me Lille deri në vitin 2024, por ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit në Francë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here