Milan pas yllit të Real Madrid!

Milan ka shfaqur interesim për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Real Madrid, Luka Jovic.

Jovici ishte njëri prej lojtarëve për të cilët u diskutua verën e kaluar në mes të Real Madrid dhe Milanit.

Tani siç raporton Calciomercato.com, raporton se serbi po shikohet si zëvëndësuesi potencial i Zlatan Ibrahimovic i cili mund të largohet këtë verë.

Edhe pse i kushtoi plot 60 milionë euro, madrilenët duket se janë të gatshëm ta huazojnë lojtarin me të drejtë blerjeje në sezonin tjetër dhe me një pagë prej 5 milionë eurosh tek Rossonerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here