Perez ëndërron transferimin e Neymar!

Yli brazilian ka qenë një objektiv i vjetër për Real Madrid.

Ish agjenti i Neymar, Wagner Ribeiro deklaroi se presidenti Florentino Perez akoma ëndërron transferimin e brazilianit në Santiago Bernabeu.

Sipas agjentit, Perez dëshironte transferimin e Neymar qysh prej kohës sa ishte tek Santos dhe kjo dëshirë nuk është shuar as ditëve të sotme.

‘Vitin e kaluar, në maj isha në zyrën e Florentino Perez dhe ai vetë më tha se dëshironte transferimin e brazilianit në kryeqytetin spanjoll’- deklaroi për fund Ribeiro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here