Pogba rikthehet tek Juventus, këta janë lojtarët që do të largohen!

Juventus ka të gatshëm disa emra për ti shkëmbyer me mesfushorin Paul Pogba, si Miralem Pjanic, Douglas Costa, Alex Sandro, Aaron Ramsey ose edhe Adrien Rabiot tek Manchester United.

Inter, Real Madrid dhe Paris Saint Germain janë skuadrat tjera që përflitet se mund të transferohet francezi pasi në mediat angleze doli lajmi që Manchester United nuk do të aktivizojë mundësinë për të rinovuar kontratën me mesfushorin e saj.

Mirëpo Juventus është favorit në këtë aspekt pasi çmimi i tij prej 120 milionë eurosh vështirë se mund të përballohet nga ndonjë skuadër këtë verë dhe nga ana tjetër Douglas Costa i ‘Zonjës së Vjetër’ pëlqehet shumë nga ‘Djajtë e Kuq’ dhe arritja e një marrëveshjeje mes klubeve duket shumë e mundshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here