Revolucion në Old Trafford: Solskjaer kërkon transferimin e nëntë lojtarëve

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka hartuar një listë blerjeje me nëntë lojtarë të preferuar për afatin kalimtar të verës.

Klubi nga Old Trafford ka pasur shumë luhatje këtë sezon dhe drejtuesit së bashku me trajnerin Solskjaer duan ta përforcojnë edhe më shumë skuadrën.

Sipas mediumit The Evening Standard, Solskjaer ka ende nëntë lojtarë në listën e tij të shkurtër të transferimeve, edhe pse nënkryetari ekzekutiv Ed Woodward kërkon kujdes për shpenzimet e mundshme të klubit këtë verë.

James Maddison (Leicester City), Donny van de Beek (Ajax), Moussa Dembele (Lyon), Erling Braut Haaland (Borussia Dortmund ), Timo Werner (RB Leipzig) dhe Raul Jimenez (Wolves) të gjithë mbeten në radarin e klubit.

Sulmuesi anësor i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho dhe organizatori i Aston Villas, Jack Grealish, gjithashtu mbeten objektivat kryesorë për Solskjaer.

Në anën tjetër, Woodward do të dëshironte të nënshkruante me Harry Kane nga Tottenham Hotspur, por një marrëveshje nuk ka shumë të ngjarë për shkak të kërkesave të Spurs.

Sigurisht që Unitedi nuk do të nënshkruaj me të gjithë këta futbollistë, por objektivi mbetet të nënshkruhen së paku tre nga këta nëntë lojtarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here