Arsenal udhëheq garën për Willian!

Sulmuesi anësor i Chelseas, Willian, me shumë mundësi sezonin tjetër mund të transferohet tek skuadra tjetër londineze, Arsenal, raporton ESPN.

Braziliani do të jetë një lojtar pa kontratë gjatë kësaj vere dhe Blutë e Londrës nuk e kanë ndërmend ta mbajnë atë më tepër në Stamford Bridge.

Me Barcelonën dhe Liverpool në garë për të, gazetari i ESPN Jorge Nicola supozon se Arsenal është më e avantazhuar për ta transferuar brazilianin për shkak se në skuadër ka disa brazilianë të tjerë që mund ta bindin Willian të transferohet në Emirates Stadium.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here