E bujshme: Milan do ta transferojë yllin e Juves!

Milani është duke e shikuar mundësinë për të nënshkruar këtë verë me lojtarin e Juventusit, Daniele Rugani, raportojnë mediat italiane.

Mbrojtësi italian pritet që këtë sezon të largohet nga Juventus pasi thuajse nuk ka aspak mundësi për të siguruar një vend titullari në formacionin e Maurizio Sarrit.

‘Zonja e Vjetër’ pritet që nga ky transferim të përfitojë rreth 20 milionë euro ndërsa futbollisti tek Milan do të paguhet rreth 3 milionë euro në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here