Koulibaly drejt Premier League!

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, është shndërruar në një objektiv të skuadrës angleze të Newcastle United, sipas raportimeve të Foot Mercato.

‘The Magpies’ këtë verë do të kenë një buxhet të madh në merkato dhe po kërkojnë që të transferojnë disa lojtarë të mëdhenj për të konkuruar seriozisht për titullin e Premier League.

Kalidou Koulibaly, 28 vjeçar, do ta pëlqente një transferim në Premier League mirëpo nëse Newcastle dëshiron transferimin e tij atëherë duhet të paguajë jo më pak se 80 milionë euro për mbrojtësin napolitan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here